Shkak për moskualifikimin e 6 kandidatëve për pozitat në Byrosën Kombëtare të Hetimit (BKH) është mosplotësimi i kritereve formale të kërkuara në fazën e parë të garës.
Nga 13 aplikantët që shprehën interes për pozitën, disa emra të njohur kanë bërë pjesë në këtë konkurrim. Ndër ta, spikasin ish-drejtuesit e Policisë së Shtetit Haki Çako dhe Gledis Nano, zv/drejtori aktual i BKH-së Joni Keta, si dhe prokurori Andi Pogace. Tashmë, gara vazhdon me 7 kandidatë të tjerë, ndërsa procesi i përzgjedhjes pritet të hyjë në fazat e mëtejshme.
/5pyetjet.al