Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj u shpreh sot se megjithëse Shqipëria është një nga vendet e prekur nga murtaja, dëmet në vend janë shumë më të vogla krahasuar me vendet fqinje, si Greqia dhe Rumania, ku janë dëmtuar dhjetëra e qindra-mijëra kafshë.
Sipas saj, aktualisht në Shqipëri janë identifikuar 10 qendra krize, ku po menaxhohet me kujdes përhapja e sëmundjes.
Denaj vlerësoi edhe punën e Policisë së Shtetit dhe Doganën për mbështetjen në ruajtjen e kufirit dhe për parandalimin e hyrjeve të paligjshme që mund të rrezikojnë situatën.
“Situata ndikon në mënyrë të ndjeshme, por jemi duke e menaxhuar shumë efektivisht”, deklaroi ministrja.