Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë thirrje për anulimin e menjëhershëm të gjyqit për korrupsion ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, duke e cilësuar atë si një “gjueti shtrigash” ndaj një “heroi” të Izraelit.
Në një postim në Truth Social, Trump tha se nëse gjyqi nuk anulohet, Netanyahu duhet të falet, duke theksuar rolin e tij kyç në mbrojtjen e Izraelit dhe bashkëpunimin e ngushtë me SHBA-në.
Gjyqi ndaj Netanyahu-t, i cili ka nisur në vitin 2020, përballet me akuza për mashtrim, ryshfet dhe shpërdorim detyre, por Trump e quan atë “një shfaqje horror politike” dhe e mbështet fuqishëm.