Nuk është Gianni De Biasi, por një spanjoll. Carlos Garcia Badias është trajneri i ri i Flamurtarit. Spanjolli është zgjedhja e drejtuesve të klubit vlonjat për sezonin e ri, ku do të luajë në Kategorinë Superiore.
Carlos García Badías, ka luajtur futoll profesionist dhe është trajner me licencë UEFA PRO. Para se të pranonte ofertën e Flamurtarit, ai ishte zv.trajner kryesor te klubi amerikan Chicago Fire FC dhe profesor në FSI Training.
Karriera e tij e gjerë përfshin role me ekipe elitare futbolli në Evropë, Azi dhe Amerikë, si Udinese Calcio, Maccabi Tel Aviv FC dhe Federata Ekuadoriane e Futbollit.