-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Heshtja vret’ – Dëshmi nga gjenocidi grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Kryesoret

“Heshtja vret” – Dëshmi nga genocidi grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Në kuadër të 27 Qershorit – Ditës së Përkujtimit të Gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë, Shoqata Patriotike Çamëria – Dega Sarandë dhe Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” organizuan sot një aktivitet përkujtimor në nderim të viktimave të këtij krimi historik.

Në fjalën e hapjes Kryetari i Shoqatës Patriotike Çamëria Dega Sarandë, Z. Rexhep Ismaili, uroi mirëseardhjen për të ftuarit e të pranishmit duke theksuar rëndësinë e këtij aktiviteti në ruajtjen e ndërgjegjies kombëtare për çështjen çame. Z. Ismaili gjithashtu u ndal në marrëdhëniet e mira mes ortodoksëve dhe muslimanëve duke cituar:

‘Nëse më lejoni, dua të ndaj me ju disa vargje që më janë thënë nga miqtë e mi çamë ortodoksë që jetojnë ende në trojet tona të lashta në Çamëri. Njëri prej tyre, Dinua nga Parga, më tha:

Zerva me maskaranë

Na larguan vëllezërit tanë

Ç’ish na bëtë, pse ikni

Na u pre uji te burimi

Hajdeni te mëmëdheu

Të këndojë bilbili dhe dheu…

Këto vargje janë një thirrje zemre, një mall i pashuar për vëllezërit e ndarë, për trojet e humbura, për jetën që u ndërpre me dhunë.’

Drejtuesi i Fondacionit Çamëria Hasan Tahsini, Z. Alket Veliu ritheksoi dhe njëherë thirrjen që të mbijetuarit e Çamërisë duhet të lejohen të vizitojnë shtëpinë e tyre: ‘Por këta dëshmitarë kanë një kërkesë në radhë të parë njerëzore dhe padyshim edhe një të drejtë që ua njeh çdo e drejtë ligjore ndërkombëtare: të vizitojnë edhe njëherë shtëpitë ku kanë lindur, shtëpitë e tyre. Prej 81 vitesh u mohohet kjo e drejtë për të kujtuar oborret ku hodhën hapat e parë të jetës së tyre. Ata nuk do të shkojnë atje me armë për të luftuar banorët e sotëm, por me lule për t’i vendosur te dera e shtëpisë, te oborri i shtëpisë ku ju vranë prindërit, gjyshërit, familjarët e tyre të pafat dhe pa varr. Do të ishte akti më njerëzor kjo kërkesë, nëse qeveria shqiptare do t’ia adresonte asaj greke. Asgjë të keqe nuk do t’i sillte askujt kjo vizitë, përkundrazi, do t’i çlironte qeveritë e të dy vendeve nga një peshë e rëndë e ndërgjegjes.

Le të ishte ky një hap i parë drejt ndjesës së munguar për krimet e kryera’

Në qendër të aktivitetit ishin dëshmitë rrëqethëse të të mbijetuarve – zëra që sfidojnë harresën dhe sjellin në vëmendje të vërtetat e hidhura të historisë sonë.

Në një bisedë të moderuar nga gazetarja e njohur Luela Myftari, dëshmitarët Sali Bollati dhe Njazi Mehmeti, ndanë me publikun rrëfime të gjalla dhe rrëqethëse nga përjetimet e tyre – zëra që mbajnë gjallë kujtesën dhe sfidojnë harresën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit