-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bushati interviston Landsbergis: Europa në sfidë përballë kërcënimit rus

Kryesoret

Në puntatën e fundit të podcast-it Public Square, ish-ministri Ditmir Bushati zhvilloi një bisedë me homologun lituanez Gabrielius Landsbergis, duke përqendruar vëmendjen te siguria në Europë dhe kërcënimet nga Rusia.

Landsbergis, që përjetoi si ministër të jashtëm fillimin e luftës në Ukrainë, paralajmëroi se agresioni rus vazhdon dhe Europa ende nuk ka reaguar me seriozitet të mjaftueshëm. Ai kërkoi një përgjigje të fortë dhe të koordinuar nga BE-ja për të mbrojtur vlerat demokratike.

Gjithashtu u diskutua dhe zgjerimi i Bashkimit Europian. Landsbergis u shpreh se vonesa në pranimin e anëtarëve të rinj rrezikon stabilitetin në rajon. Tema të tjera të trajtuara ishin sfidat që vijnë nga Kina, situata në Tajvan dhe ndryshimet në politikën amerikane të jashtme.

Me një ton të drejtpërdrejtë, Landsbergis përfundoi me një porosi të qartë: Europa duhet të zgjohet, të veprojë bashkë dhe me vendosmëri për të mbrojtur paqen dhe sigurinë në botë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit