-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Estonia, Letonia dhe Lituania braktisin Konventën e Otavës për arsye sigurie

Kryesoret

Estonia, Letonia dhe Lituania kanë njoftuar zyrtarisht Kombet e Bashkuara për tërheqjen e tyre nga Konventa e Otavës – traktati ndërkombëtar që ndalon përdorimin dhe prodhimin e minave tokësore kundër personelit.

Sipas deklaratës së përbashkët të ministrive të Jashtme, vendimi i tre shteteve, të cilat kufizohen me Rusinë dhe janë anëtare të NATO-s dhe BE-së, vjen si pjesë e përpjekjeve për të përmirësuar kapacitetet mbrojtëse përballë një kërcënimi të perceptuar në rritje nga Moska.

“Ne jemi të vendosur të mbrojmë lirinë dhe territorin tonë, me çdo mjet të nevojshëm,” thuhet në deklaratë.

Vendimi, që hyn në fuqi pas gjashtë muajsh, pason rekomandimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve baltike, si dhe të Polonisë dhe Finlandës. Ndërkohë, vendimi ka nxitur shqetësim ndërkombëtar – përfshirë reagimin kritik të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, dhe disa organizatave humanitare që paralajmërojnë për rrezikun ndaj civilëve.

Megjithatë, shtetet baltike theksojnë se do të vijojnë të respektojnë të drejtën ndërkombëtare humanitare, edhe pas largimit nga traktati.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit