Lamine Yamal pritet të marrë fanellën me numrin 10 te Barcelona, një numër shumë i rëndësishëm që më parë e mbante Leo Messi. Fillimisht, klubi planifikonte të njoftonte këtë ndryshim më 13 korrik, ditën kur Yamal mbush 18 vjeç dhe kur hyn në fuqi kontrata e tij e re deri në vitin 2031. Por tani po flitet se lajmi mund të bëhet publik më 1 korrik, së bashku me huazimin e Ansu Fatit te Monaco.
Yamal ka dhënë sinjale për këtë ndryshim në rrjetet sociale, duke postuar një foto të Maradonës me fanellën e Barçës dhe duke i dhënë lamtumirën numrit 19. Edhe babai i tij ka thënë se ai e meriton shumë më shumë se numrin 10. Barcelona do të nisë të shesë fanellat e reja më 2 korrik, duke e përdorur këtë si një moment të rëndësishëm për të rritur të ardhurat e klubit.