Policia e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar masa të shtuara sigurie dhe kufizime të trafikut në Shkup më 30 qershor dhe 1 korrik, për shkak të një takimi të liderëve të Ballkanit Perëndimor.
Ministria e Brendshme bën thirrje qytetarëve të respektojnë udhëzimet e policisë dhe të shmangin zonat e kufizuara për të garantuar mbarëvajtjen e ngjarjes.
Regjimi i posaçëm do të përfshijë rrugët në zonën qendrore të kryeqytetit.









