-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Provimet e arsimit bazë përfunduan, nxënësit presin rezultatet

Kryesoret

Rreth 28 mijë nxënës përfunduan ditën e sotme ciklin e provimeve të arsimit bazë, me testin e gjuhës së huaj që zuri vendin kryesor.

Testi i anglishtes u konsiderua më i thjeshtë nga shumica e nxënësve, të cilët pohojnë se praktika e përditshme me këtë gjuhë dhe informacionet e shumta online kanë ndihmuar në përgatitjen e tyre.

Testi u zhvillua nga ora 10:00 deri në 12:30, me nxënësit që ishin të pranishëm në qendrat e provimeve që një orë përpara nisjes së testit.

Për këtë periudhë provimesh janë hapur 340 qendra në mbarë vendin.

Nxënësit tani presin rezultatet, që do t’u shpallen nga mësuesit kujdestarë në shkollat e tyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit