-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gold AG bëhet baba për herë të tretë, i vendos emër të veçantë vajzës

Kryesoret

Gold AG është bërë baba për herë të tretë. Ai është baba i dy djemve dhe tani është bërë i një vajze. Gold AG i ka vendosur një emër të veçantë vogëlushes dhe e ka pagëzuar Emblema. Ndërsa dy djemtë e kanë emrin Gueril dhe Front.

“Falenderimi i takon Allahut, Krijuesit të qiejve dhe tokës, Furnizuesit e Mëshirëplotit që sot prap na furnizoi e na gëzoi me një dhuratë të çmueshme, me një vajzë.

Unë dhe Ermira u bëmë prind për herë të tretë, e Guerili e Fronti u bënë me një motër.

O Allah o Zoti im bëje rob falenderues dhe bëje më të mirë se sa ne e mendojmë.
Çika e babit o gëzimi jonë, babi emrin po ta lo EMBLEMA, ruje dhe duje dhe dije që je gjë e çmuar dhe e paprekshme si emblema me tri shkronjat e arta.

Paç shëndet e gjitha të mirat e Zotit bijë, e dije që deri sa të kem jetë do të jem krah i joti.

Emblema e babit me këtë datë lindi edhe gjyshi yt që ti nuk e ke në këtë botë, por kur të rritesh do ta kuptosh se sa e deshi këtë flamur që ja jep hijeshinë emblemës.

Qofshim krenar me ty e mira e babit.Faleminderit o Zot për të mirat e Tua të pafundme”, shkruan Gold AG në rrjete sociale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit