Pas humbjes së titullit në Serie A dhe dështimit në finalen e Champions League, Interi ka pësuar një tjetër zhgënjim të madh. Zikaltërit janë eliminuar në fazën e 1/8-ve të Botërorit të Klubeve, duke u mposhtur me rezultatin 2-0 nga Fluminense.
Skuadra braziliane, nën ritmin e sulmuesve të saj, mori avantazhin që në fillim me golin e Germán Cano, ndërsa Hércules vulosi fatin e ndeshjes në minutat e fundit. Pavarësisht përpjekjeve të ekipit të drejtuar nga Cristian Chivu, Interi nuk arriti të rikuperojë dhe largohet para kohe nga kompeticioni.
Fluminense kalon në çerekfinale, ku do të përballet me fituesin e përballjes Manchester City – Al Hilal.