Ditën e sotme Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë i dha sot lamtumirën Hirësisë së Tij, Mitropolitit të Gjirokastrës, Imzot Dhimitrit.
Kryepeshkopi Joan në fjalimin e tij vlerësoi jetën e Mitropolitit si një shembull i rrallë i përkushtimit shpirtëror dhe sakrificës baritore.
Ai theksoi se pavarësisht pikëllimit për ndarjen fizike, shpresa e Ngjalljes na udhëheq përtej dhimbjes: “Vdekja nuk është fundi, por fillimi i jetës së vërtetë.”
“Me përulësi dhe urtësi, ai ndërtoi ura dhe solli paqe,” tha Kryepiskopi, duke kujtuar ndikimin e tij tek brezat e rinj, komuniteti dhe Sinodi i Shenjtë.
Ai nënvizoi gjithashtu fjalët e fundit të ndjera të Mitropolitit Anastas, që Dhimitri i përqafoi dhe mishëroi me jetën e tij: “Jini të bashkuar dhe ruani unitetin me çdo sakrificë.”