-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbyllet zyrtarisht USAID, Rubio: Tani fondet i menaxhon DASH

Kryesoret

Nga sot me 1 korrik është mbyllur Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID). Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio përmes një njoftimi zyrtar në Departamentin e Shtetit, njoftoi ndryshimin në mënyrën se si do të menaxhojë ndihmën e huaj.

“Për amerikanët dhe shumë njerëz në të gjithë botën, 1 korriku shënon fillimin e një epoke të re të partneritetit global, paqes, investimeve dhe prosperitetit”, u shpreh Rubio.

Ai shtoi se “Gjatë rishikimit të mijëra programeve dhe mbi 715 miliardë dollarëve të shpenzuara gjatë dekadave, u bë e qartë se USAID ka rënë shumë poshtë standardeve për të avancuar interesat e kombit tonë. Nga 1 korriku, USAID do të pushojë së zbatuari ndihmën e huaj. Programet e ndihmës së huaj, që përputhen me politikat e administratës amerikane, do të administrohen nga Departamenti i Shtetit, ku do të ofrohen me më shumë llogaridhënie, strategji dhe efikasitet”.

USAID shpërndante fonde edhe në vendet e rajonit, përfshirë edhe Shqipërinë. Sipas të dhënave të Richard Grenell, në Shqipëri organizatat joqeveritare kishin marrë 189 milionë dollarë nga USAID për 4 vite.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit