Sot në Gjirokastër, në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, dhjetëra besimtarë ortodoksë janë mbledhur për të përcjellë për në banesën e fundit Metropolitin Imzot Dhimitër.
Pas një komplikacioni shëndetësor, ai u nda nga jeta katër ditë më parë në një spital në Janinë.
Ceremonia mortore u drejtua nga Fortlumturia e Tij, Kryepeshkopi Anastas (Joani), në prani të klerikëve, përfaqësuesve të pushtetit vendor dhe diplomatëve grekë.
Emocione, dhimbje dhe mirënjohje për një figurë që shërbeu për vite me përkushtim ndaj besimtarëve ortodoksë në jug të Shqipërisë.