Një numër centralesh bërthamore në Zvicër dhe Francë janë detyruar ose të zvogëlojnë aktivitetin ose të mbyllen plotësisht. Kjo për shkak të temperaturave ekstreme që i kanë penguar vendet të mbështeten në ujin e lumenjve lokalë.
Në dritën e të nxehtit, Axpo – e cila operon centralin bërthamor Beznau në Zvicër – tha se kishte mbyllur një nga reaktorët e saj të martën, duke shtuar se një reaktor i dytë po funksiononte me kapacitet të kufizuar.
“Për shkak të temperaturave të larta të ujit të lumit, Axpo ka ulur gjithnjë e më shumë prodhimin e dy njësive të reaktorit në termocentralin bërthamor Beznau për ditë të tëra dhe e uli atë në 50 për qind të dielën”, tha operatori.