Në datat 3 dhe 4 korrik në Francë janë anuluar më shumë se 1500 fluturime duke ndikuar në afro 300 000 pasagjerë si pasojë e grevës së kontrollorëve të trafikut ajror.
Vetëm të mërkurën, 933 fluturime u anuluan, në prag të fillimit të pushimeve shkollore në Francë, sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Aviacionit Civil (DGAC).
Ministri francez i Transportit, Philippe Tabarot, deklaroi të mërkurën se nuk ka ndërmend të pranojë kërkesat e sindikatave, duke përjashtuar çdo mundësi tërheqjeje nga pozicioni qeveritar.