-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zbardhet identiteti i shoferit të Audi Q8 që përplasi disa makina gjatë ndjekjes në zonën e ish-Bllokut

Kryesoret

Policia ka identifikuar shoferin e Audi Q8, i cili gjatë një ndjekjeje ka përplasur disa automjete në rrugët pranë ish-Bllokut. Në drejtim të makinës ishte Joni Sadikaj, ndërsa pasagjer ishte Skerdi Sina, i arrestuar dje nga forcat e rendit.

Sadikaj u përpoq të largohej nga policia duke kaluar nga rruga “Myslym Shyri” drejt ish-Bllokut, por përplas disa makina gjatë ikjes. Ai arriti të shpëtonte në këmbë, megjithëse është në kërkim që prej janarit të këtij viti për një rast të rëndë që lidhet me mbajtjen e një vajze të mbyllur në një apartament në zonën e Astirit.

Në janar 2025, policia kishte nisur hetimet për një ngjarje ku pesë persona, përfshirë Sadikajn dhe Sinën, dyshohet se mbajtën të mbyllur 21-vjeçaren Sajma Qordja në një apartament, duke përdorur edhe dhunë dhe armë zjarri. Ngjarja u bë publike pas denoncimit të vajzës dhe ndërhyrjes së forcave speciale, të cilat hynë në apartament duke zbritur me litar nga tarraca.

Policia kishte gjetur në apartament dy armë zjarri, municion dhe sende të tjera të lidhura me rastin. Aktualisht, hetimet vazhdojnë ndërsa autoritetet po punojnë për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit