Ylli i muzikës pop Katy Perry dhe aktori Orlando Bloom kanë konfirmuar zyrtarisht ndarjen e tyre, sipas mediave amerikane. Çifti ishte në një lidhje romantike që nga viti 2016 dhe kanë një vajzë katërvjeçare.
Ylli i popit 40 vjeç dhe aktori 48-vjeçar u ndanë në vitin 2017, por u ribashkuan pak më vonë. Më pas ataa u fejuan në Ditën e Shën Valentinit në vitin 2019.
Një vit më vonë, Perry zbuloi se ishte shtatzënë në videoklipin e këngës së saj “Never Worn White”. Po atë vit në 2020, lindi vajza e tyre Daisy Dove.