Një 47-vjeçar nga Mirdita ka ndërruar jetë në spitalin e Rrëshenit, ndërsa dyshohet se ka vetëhelmuar veten.
Ngjarja ka ndodhur më 5 korrik 2025, kur i riu, banues në Rrajë të Velës, ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital në gjendje të rëndë.
Megjithë përpjekjet e stafit mjekësor, ai nuk ka mundur t’i mbijetojë.
Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, ku do të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.