Portieri 35-vjeçar polak, Vojçek Shezni, pritet të mbërrijë në Barcelonë javën e ardhshme për të firmosur kontratën e tij të re me klubin katalanas.
Më herët ai kishte arritur një marrëveshje bazë për një kontratë njëvjeçare me opsion për një vit tjetër, raporton SPORT.
Sipas gazetës katalanase, vonesa në nënshkrim lidhet me angazhimet personale të portierit, i cili ndodhej për pushime jashtë Barcelonës.
Megjithatë, Blaugranat nuk po e rrezikojnë dhe Shezni pritet të jetë portieri i dytë i skuadrës pas ardhjes së Joan Garsias.
Shezni do të firmosë kontratën përpara se të rikthehet në stërvitje më 13 korrik për përgatitjet verore, duke falënderuar edhe kontributin e tij të rëndësishëm që nga janari.