-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bujqësia shqiptare përfiton vetëm 2% të kredisë totale

Kryesoret

Sektori i bujqësisë në Shqipëri po përballet me një krizë të thellë, ku fermerët mbeten të braktisur nga politikat qeveritare dhe mungesa e mbështetjes reale. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Genc Sejko, denoncon një situatë alarmante: bujqësia, që siguron një pjesë të madhe të ekonomisë dhe punësimit në vend, përfiton më pak se 2% të kredisë totale, duke u mbajtur në këmbë vetëm nga sakrificat e fermerëve.
Me shumë të drejtë, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Genc Sejko, deklaroi sot, në prani të Ministrit të Financave, se ky sektor jetik për ekonominë e vendit “siguron rreth 20% të PBB-së dhe ofron punësim për rreth 1/3 e popullsisë, ndërkohë që përfiton më pak se 2% të kredisë totale”.
Këto janë të dhëna alarmante që nuk duhet të kalojnë në heshtje – ato nuk janë thjesht statistika, por dëshmi e gjallë e braktisjes së bujqësisë shqiptare.
Për vite me radhë, fermerët janë lënë në mëshirë të fatit. Politikat e qeverisë nuk kanë bërë asgjë tjetër veçse kanë rrënuar fshatin shqiptar dhe kanë shkatërruar zinxhirin bujqësor e agro-ushqimor. Me mungesën e subvencioneve reale, me bllokimin e fondeve IPARD, me paaftësinë për të aksesuar mbështetje nga BE, bujqësia është kthyer në një sektor që mbahet në këmbë vetëm nga sakrifica individuale e fermerëve – dhe ata sot janë në prag falimentimi.
Qeveria flet për “kredi për bujqësinë”, por e vërteta është se nuk ka asnjë vend në Bashkimin Evropian ku bujqësia zhvillohet mbi borxhe bankare. Përkundrazi, në të gjitha vendet evropiane, fermerët mbështeten me fonde të drejtpërdrejta, grante, subvencione të vazhdueshme dhe politika të qëndrueshme që garantojnë prodhimin, tregun dhe sigurinë ushqimore.
Në Shqipëri, ndërkohë, çdo vit fermerët përballen me rritje të kostove të inputeve bujqësore, mungesë tregu, konkurrencë të padrejtë nga importet dhe zero garanci nga shteti. Shumë prej tyre janë të detyruar të braktisin tokat, të shesin bagëtitë ose të largohen nga vendi. Kjo është një katastrofë kombëtare që po zhvillohet para syve të një qeverie që bën propagandë me posterë, por nuk jep asnjë zgjidhje reale.
Slogani “Bujqësi me kredi” është një mashtrim i ri, i ndërtuar mbi një realitet të falsifikuar, ku barra e zhvillimit i lihet përsëri fermerit, ndërsa shteti qëndron pasiv. Kjo është prova më e qartë që qeveria ka braktisur jo vetëm bujqësinë, por edhe të ardhmen ekonomike të vendit.
Bujqësia me garanci sovrane është një riciklim i turpshëm i mashtrimit dhjetëvjeçar të financimit të Bujqësisë me Kredi. Madje para dhjetë vitesh nga mashtrimi numër një, ishin në dispozicion jo 30 milion euro, por 100 milionë euro garanci sovrane nga BERZH. E megjithatë zero kredi, por 100 përqind mashtrim i pastër.
Bujqësia ka nevojë për mbështetje të drejtpërdrejtë, për politika të qëndrueshme, për treg të garantuar dhe për një shtet që është në krah të atyre që e ushqejnë këtë vend – jo në krah të importuesve.
Është koha për veprim, jo për mashtrime!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit