Kryegjyshi Botëror Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj ka uruar të gjithë besimtarët bektashinj, të cilët festojnë sot Ditën e Ashures.
Baba Mondi u shpreh se kjo është një ditë e veçantë për të gjithë bektashnjtë në gjithë botën. Ai u bëri thirrje besimtarëve që të garojnë vetëm për vepra të mira dhe të ruajnë njerëzimin, vlerat dhe familjet e tyre.
“Përpjekjet për liri, paqe, demokraci janë detyra tonat sot, por mbi të gjitha të udhëheqësve tanë në botë për paqe. Lutemi që njerëzimi të gjej paqe, mirësi, të pushohen konfliktet dhe luftëra dhe të ecim drejt zhvillimit të demokracisë. Sytë tanë duhet të drejtohen drejt lutjeve ndaj zotit.
Personi bujar është ai që ndihmon të dëshpëruarit dhe nuk pret ndihmë nga të tjerët. Garoni për vepra të mira, dhe nxitoni të shfrytëzoni mundësi për vepra të mira. Në këtë ditë të shënuar, detyra jonë është të ruajmë njerëzimin, vlerat, familjen, virtytet, mirëqenien shpirtërore dhe mendore.”, u shpreh baba Mondi.