-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gonxhja pret ministrin Izraelit të Energjisë dhe Infrastrukturës, në fokus bashkëpunimi ekonomik

Kryesoret

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ka pritur ministrin Izraelit të Energjisë dhe Infrastrukturës, Eli Cohen. Në takim ata kanë diskutuar për forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe rritjes së inovacionit mes dy vendeve.

Gonxhja u shpreh se kjo synon krijimin e një klime sa më të favorshme për investimet izraelite në Shqipëri.

“Diskutuam gjithashtu mbi mundësitë për të zhvilluar projekte inovatore në sektorin e agritech dhe menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve ujore, fusha me potencial të lartë për ndikim afatgjatë, si në aspektin ekonomik ashtu edhe në atë mjedisor, ku teknologjia luan një rol kyç”, tha Gonxja.

Gjithashtu në takim ata kanë diskutuar edhe për bashkëpunimin në fushën e edukimit dhe inovacionit shkencor, përmes shkëmbimeve akademike dhe ndërtimit të urave të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë dhe qendrave të ekselencës kërkimore të të dy vendeve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit