Një ngjarje e rëndë u regjistrua pasditen e së martës në liqenin e Shkodrës, ku kapiteni i një anijeje turistike humbi jetën teksa përpiqej të shpëtonte dy turistë që kishin rënë në ujë.
Rreth orës 16:32 është raportuar se 51-vjeçari A. A., kapiten i mjetit në pronësi të Bashkisë Shkodër, u mbyt gjatë përpjekjes për t’i ndihmuar turistët.
Dy turistët janë shpëtuar dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa kërkimet për trupin e kapitenit vijojnë.