-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PE: Serbia ka përgjegjësi për gjenocidin në Srebrenicë

Kryesoret

Parlamenti Evropian në Strasburg kujtoi të hënën viktimat e gjenocidit të Srebrenicës në korrik të vitit 1995, duke theksuar nevojën që Evropa të marrë përgjegjësi dhe Serbia të përballet me rolin e saj në këto ngjarje tragjike. Presidentja e PE-së, Roberta Metsola, përshëndeti dy të mbijetuarit, Almasa dhe Almir Salihoviq, duke nënvizuar se pas çdo numri viktimash fshihet një histori njerëzore.

Deputetët e ndryshëm theksuan rëndësinë e parandalimit të përsëritjes së këtyre tragjedive. Përfaqësuesi çek Ondrej Kolar paralajmëroi se urrejtja vazhdon të tolerohet dhe theksoi se duhet guxim për të parandaluar krime të reja. Matjaz Nemec nga Sllovenia paralajmëroi rreziqet e nacionalizmit dhe mohuar gjenocidin. Ndërsa Sebastian Tynkkynen nga Finlanda e quajti 11 korrikun “ditën më të errët të Evropës moderne.”

Deputetë të tjerë kërkuan që Serbia të pranojë rolin e saj, duke përmendur edhe rëndësinë e përballjes me të kaluarën për të siguruar paqen dhe qëndrueshmërinë në Bosnje e Hercegovinë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit