-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tragjedi në aeroportin e Bergamos/ Hyn në pistë në momentin e nisjes, motori i avionit i merr jetën

Kryesoret

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aeroportin Orio al Serio të Bergamos, Itali ku një person humbi jetën pasi u përplas nga motori i një avioni në lëvizje.

Viktima kishte hyrë në pistë dhe kishte nisur të vraponte drejt një avioni të kompanisë “Volotea”, i cili po përgatitej për fluturim drejt Asturias, në Spanjën veriore. Motori i aeroplanit e ka përfshirë dhe i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Ende nuk është bërë e qartë nëse personi ishte pasagjer, punonjës apo i paautorizuar. Për pasojë, aeroporti u mbyll për rreth një orë, ndërsa autoritetet po hetojnë rrethanat e incidentit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit