-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: 8 grupe arkitektësh do mbyllin plagët urbane

Kryesoret

Pas reagimit të kryeministrit Edi Rama, autoritetet në Tiranë kanë nisur aksionin për lirimin e hapësirave publike në zonën e 21 Dhjetorit.

Gjatë ndërhyrjes u hoqën tendat dhe strukturat e vendosura pa leje nga disa biznese, duke rifituar kështu hapësirat e bllokuara.

Kryeministri Rama paralajmëroi gjithashtu nisjen e një reforme për kontrollin dhe zhvillimin e territorit, që synon rregullimin e mënyrës së përdorimit të hapësirave publike në kryeqytet.

“Kjo hapësirë publike e 21 Dhjetorit (si të tjera në Tiranë sot, nesër e në vijim) nuk është më “tok e xanun”, por në ndërkohë 8 grupe arkitektësh janë shpërndarë në territor për të inventarizuar plagët urbane që pas pastrimit kërkojnë shërim, duke u rikthyer me projekte të reja komunitare për të cilat kemi marrë angazhimin e mbi 100 arkitektëve të mirënjohur ndërkombëtarë që punojnë edhe në Shqipëri, e që do të kontribuojnë falas me projekt-idetë e tyre”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit