-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Raporti për Maqedoninë kalon në PE, por identiteti ngelet jashtë

Kryesoret

Parlamenti Evropian ka miratuar raportin e progresit për Maqedoninë e Veriut për vitet 2023-2024 me 461 vota pro, 121 kundër dhe 107 abstenime. Në një zhvillim të debatueshëm, nga teksti final u hoqën të gjitha referencat për “identitetin kombëtar maqedonas” dhe “gjuhën maqedonase”, pas një amendamenti të propozuar nga grupet kryesore politike dhe nën presionin e eurodeputetëve bullgarë.

Kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski, e quajti vendimin “të turpshëm” dhe akuzoi Bullgarinë se po saboton integrimin evropian të vendit përmes mohimit të identitetit të tij.

Ndërkohë, eurodeputeti austriak Thomas Ueitz kritikoi ndërhyrjen bullgare, duke e cilësuar si keqpërdorim politik. Mosmarrëveshjet mes Shkupit dhe Sofjes mbi historinë dhe pakicat vazhdojnë të pengojnë hapjen e negociatave me BE-në, me ndryshimin e Kushtetutës maqedonase si kusht kyç.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit