Një stuhi e fuqishme ka goditur zonën e Maoçit, në Bosnje-Hercegovinë. Era e fortë dhe reshjet intensive kanë zgjatur vetëm disa minuta, por kanë shkatuar dëme të mëdha duke rrëzuar pemë, çati dhe prishur një pjesë të infrastrukturës lokale.
Meteorologët paralajmërojnë se stuhitë e tilla pritet të vazhdojnë edhe gjatë orëve në vijim, të ndikuara nga përplasja mes masave të ajrit të nxehtë dhe të ftohtë që po qarkullojnë mbi Ballkan.
Ndërsa autoritetet endase u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të qëndrojnë në ambiente të sigurta derisa moti të stabilizohet.