-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Heroizëm dhe sakrificë në Shkodër, mediat izraelite nderojnë Arben Anamalin

Kryesoret

Mediat izraelite i kanë kushtuar vëmendje ngjarjes tragjike në liqenin e Shkodrës, ku humbi jetën kapiteni Arben Anamali, teksa ndërhyri për të shpëtuar dy turistë izraelitë nga mbytja.

Sipas “The Jerusalem Post”, Anamali, kapiten i një anije turistike, ndodhej në liqen me një grup prej shtatë turistësh izraelitë, kur dy prej tyre u hodhën në ujë, pavarësisht paralajmërimeve për rrymat e forta. Në përpjekje për t’i shpëtuar, ai u hodh në ujë dhe arriti t’i ndihmonte të hipnin në bord, por vetë nuk mundi të dilte gjallë.

Trupi i tij u gjet pas afro 48 orësh kërkime, ndërsa dyshohet se humbi jetën nga një arrest kardiak i shkaktuar nga lodhja ekstreme.

Anamali, i cili la pas dy fëmijë, është nderuar pas vdekjes me titullin “Dëshmor i Kombit”, një nga vlerësimet më të larta që jepet nga shteti shqiptar për aktet e guximshme. Një ceremoni zyrtare përkujtimore pritet të mbahet ditët në vijim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit