-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kisha Katolike reagon për situatën në Theth: Të mbizotërojë paqja, dhuna nuk është zgjidhje

Kryesoret

Kisha Katolike ka reaguar pas tensioneve të fundit në Theth, ku përplasjet mes banorëve dhe policisë, në kuadër të aksionit për shembjen e ndërtimeve pa leje, kanë kulmuar me hedhjen e një molotovi dhe prani të shtuar të forcave të armatosura në zonë.

Përmes një deklarate zyrtare të Arqipeshkëvit të Metropolisë Shkodër-Pult, Xhovani Peraxhina, Kisha shpreh shqetësim për ngjarjet dhe bën thirrje për qetësi, dialog dhe respektim të jetës dhe ligjit.

“Jemi dhe do të jemi gjithmonë në anën e paqes dhe të arsyes. Dënojmë çdo formë dhune, nga cilado palë që të vijë,” thuhet në deklaratë, ku theksohet edhe rëndësia e mbrojtjes së mjedisit si një dhuratë nga Zoti, por edhe mbështetja për ata që punojnë me ndershmëri për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit