Kryeministri Edi Rama njoftoi se duke nisur nga java e ardhshme, çdo shishe qumështi dhe çdo produkt bulmeti që tregtohet pa faturë do të sekuestrohet menjëherë.
Ai theksoi se kjo masë është e domosdoshme jo vetëm për respektimin e ligjit tatimor, por edhe për shmangien e rreziqeve shëndetësore në këtë periudhë me temperatura të larta.
“Përpara se ta mbyllim këtë maratone, dua të sjell në vëmendje dhe faktin se Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve është angazhuar për të sensibilizuar të gjithë ata që tregtojnë qumësht dhe bulmet pa faturë që të mos e bëjnë më këtë gje, sepse duke filluar nga java e ardhshme do të konfiskohet çdo lloj shisheje qumështi pa faturë dhe çdo lloj bulmeti pa faturë. Është përveç se e patoluerueshme në pikëpamje të ligjit tatimor, është edhe shumë e rrezikshme në këtë fazë të vitit me këto temperature që mund të shkaktojnë larg qoftë helmime që janë plotësisht të evitueshme. Nga e hëna e ardhshme nuk ka më paralajmërime por vetëm sekuestrime të çdo lloj produkti bulmeti pa faturë në çdo dyqan etj etj”.