Departamenti Amerikan i Shtetit një ditë më parë ka vendosur të pushojë nga puna më shumë se 1,300 punonjës.
Sipas Reuters, këta punonjës kanë dalë në protestë dhe mes tyre është parë edhe ish ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim.
Shkurtimet nga puna vijnë në një kohë kur Uashingtoni po përballet me kriza të shumta në skenën botërore: lufta e Rusisë në Ukrainë, konflikti pothuajse dyvjeçar në Gaza dhe Lindja e Mesme në tension për shkak të tensionit të lartë midis Izraelit dhe Iranit, sipas mediave të huaja.