Suedia po përballet me një krizë serioze në sistemin e saj të burgjeve, për shkak të rritjes së ndjeshme të numrit të të burgosurve.
Autoritetet suedeze kanë njoftuar se do të marrin me qira deri në 600 vende në burgjet e Estonisë, përmes një marrëveshjeje që pritet të hyjë në fuqi në verën e vitit 2026, pas miratimit parlamentar.
Sipas të dhënave nga Shërbimi Suedez i Burgjeve (Kriminalvården), numri i të burgosurve mund të rritet nga 7,800 në vitin 2024 në rreth 41,000 deri në vitin 2034. Aktualisht, burgjet janë të tejmbushura dhe sistemi ndodhet në gjendje krize, sipas kreut të shërbimit, Joakim Righammar.








