-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tabaku: “Paketa e Maleve”, Kali i Trojës për Veriun

Kryesoret

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku shprehet se “Paketa e Maleve” është si Kali i Trojës për veriun e Shqipërisë dhe atë që po ndodh në Theth.

“Paketa e Maleve nuk po zgjidh, por po grabit pronat e banorëve në veri. Është një ligj që po përdoret për të favorizuar të njëjtët klientë të përhershëm përmes modelit të investimeve strategjike. Qeveria e ka shitur këtë ligj si zgjidhje, por në realitet është kthyer në mjet për shkatërrim e pasiguri,” u shpreh Tabaku.

Deputetja demokrate ngre alarmin për mënyrën sesi vepron qeveria në mes të sezonit turistik, duke i dëmtuar komunitetet lokale dhe imazhin e turizmit shqiptar. Ajo theksoi se ndërtimet e konsideruara pa leje janë ngritur në sytë e pushtetit vendor e qendror, por tani përballen me goditje selektive e të njëanshme.

“Ky është një shtet që nuk parandalon, por godet në mënyrë të organizuar e me regji politike. E gjithë kjo sjellje ka prodhuar padrejtësi ndaj shqiptarëve dhe një sezon turistik të njollosur nga abuzimi me pushtetin,” tha Tabaku.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit