-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U hodh në det për t’u arratisur/ Kush janë të rinjtë e arrestuar në Sarandë?

Kryesoret

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen e pazakontë që ndodhi mbrëmjen e së premtes në qytetin e Sarandës, ku një i ri tentoi t’i shpëtonte kontrollit policor duke u hedhur në det, por u kap falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave të rendit.

Ngjarja ndodhi pranë pedonales së qytetit, ku forcat e policisë ndaluan për kontroll një automjet luksoz tip “Porsche Panamera”, me tre persona brenda. Gjatë verifikimit të dokumenteve, Endri Doku, 27 vjeç, banues në Kamëz, u largua me vrap dhe u hodh në det duke mbajtur me vete një çantë krahu.

Pas reagimit të shpejtë të Policisë Sarandë dhe Policisë Kufitare, u bë e mundur kapja në flagrancë e tij dhe gjetja e çantës në ujë, në të cilën u sekuestrua një armë zjarri pistoletë dhe 16 fishekë.

Në vijim të hetimeve, u arrestuan edhe dy persona të tjerë që ndodheshin në automjet:

Imer Gega, 21 vjeç, banues në Kamëz, për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”;

Ervis Cukali, 27 vjeç, banues në Kamëz, i shpallur në kërkim për vepra të rënda penale, përfshirë “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve luftarake”.

Në kuadër të këtij operacioni, i koduar “Diving”, u sekuestruan arma e zjarrit, municioni luftarak dhe automjeti luksoz “Porsche Panamera”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit