Aksioni i IKMT në zonën tursitike të Thethit po vijon edhe ditën e sotme. Në terren prej 7 ditësh ndodhen fadromat e IKMT të cilat po shembin objektet pa leje.
Deri tani janë shembur mbi 60 objekte në zonë, duke përfshirë edhe objektet me struktura prej druri. Numri total i objekteve që do të prishen parashikohet deri në 100.
Ditën e djeshme banorët e zonës, si dhe dy deputetët demokratë, Luçiano Boçi dhe Bardh Spahia janë përplasur me policinë duke kundërshtuar prishjen e objekteve.