Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca deklaroi sot para mediave se nuk ka asnjë ankesë nga banorët e Thethit. Megjithatë, nisur nga ajo që kanë parë në media, theksoi se do të shkojë Theth për të parë cfarë ka ndodhur.
“Kemi dërguar një ekip për të monitoruar situatën. Edhe para një muaji kishte një problematikë në Shkodër. Shkuam dhe takuam qytetarët, por ata nuk na dhanë konsensusin për të vazhduar. Duhet të bëjmë një hetim të plotë për të verifikuar problematikat e qytetarëve dhe organeve përkatëse.
Nëse verifikojmë se ka një cështje që mund të përbëjë shkelje të të drejtave të njeriut ne mund të nisim një hetim me iniciativë, por qytetarët duhet të japin konsensusin, por nga Thethi nga qytetarët nuk kemi asnjë ankesë.
Ne rastin e kemi nisur nga media. Por ekipi duhet të shkojë në terren, nuk kemi shkuar akoma. Avokati i Popullit nuk mbështet ndërtimet pa leje në territor. Zhvillimi nuk mund të jetë kaotik” tha ajo.









