-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Importet e bulmetit dhe mishit në rritje, prodhimi vendas në rënie të ndjeshme

Kryesoret

Shqipëria po përjeton një disbalancë të thelluar mes prodhimit vendas të bulmetit dhe mishit dhe rritjes së importeve për këto produkte. Gjatë vitit 2024, vendi importoi mbi 35 milionë kilogramë produkte bulmeti, vezë dhe mjaltë, me një rritje prej 13% krahasuar me vitin e kaluar dhe 51% më shumë se në vitin 2019. Ndërkohë, prodhimi i qumështit në vend ka rënë me 5% në krahasim me 2023-n dhe me 30% në krahasim me vitin 2019.

Në të njëjtën linjë, edhe importi i mishit ka pësuar rritje, duke arritur në 49 mijë tonë, ndërsa prodhimi vendas i mishit ka rënë në mënyrë të qëndrueshme, duke reflektuar një ndryshim të fortë në strukturën e konsumit dhe të furnizimit me ushqime të vendit.

Ekspertët e lidhin këtë prirje me disa faktorë, përfshirë zhvendosjen e popullsisë nga zonat rurale, problemet strukturore në bujqësi, si dhe forcimin e monedhës kombëtare, që ka bërë më të leverdishëm importin në krahasim me prodhimin vendas.

Kjo situatë po ngre shqetësime për të ardhmen e sektorit bujqësor, i cili duket se po humbet terren përballë produkteve të huaja, ndërsa bilanci tregtar për këtë kategori mbetet thellësisht negativ: importet janë pesë herë më të mëdha në sasi dhe gati dhjetë herë më të larta në vlerë sesa eksportet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit