Ditën e sotme kanë nisur inspektimet në bizneset për faturimin tatimor të produketeve të bulmetit dhe të qumështit që del në treg. Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj ka publikuar foto nga inspektimi dhe shprehet se ky aksion garanton sigurinë mbi origjinën dhe përbërjen e produkteve ushqimore, për të mundësuar mbështetje fiskale për fermerët.
“Kjo nismë garanton sigurinë mbi origjinën dhe përbërjen e produkteve ushqimore, për të mundësuar mbështetje fiskale për fermerët që zgjedhin të formalizohen, si dhe për të rritur konkurrueshmërinë e produkteve shqiptare në tregun e brendshëm dhe atë të eksportit.
Kjo nismë përfshin:
-
Çdo operator i biznesit ushqimor, përfshirë fermerët që tregtojnë prodhimin e tyre, do të jetë i detyrueshëm të lëshojë faturë tatimore për çdo shitje.
-
Faturimi elektronik (E-fatura) do të jetë forma standarde e raportimit dhe do të ndihmojë në uljen e informalitetit dhe garantojë gjurmueshmërinë e tyre.
-
Subjektet që tregtojnë produkte ushqimore pa faturë do të jenë objekt i kontrollit dhe ndëshkimeve sipas ligjit nr. 9920, datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore”, shprehet ministrja Denaj.