-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ambasadori gjerman për dështimin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës: Cirk politik

Kryesoret

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar në lidhje me dështimet për konstituimin e Kuvendit. Ai e ka cilësuar atë si një cirk dhe ngërç politik. Rohde u shpreh se ky ngërç politik po prodhon pasoja të drejtpërdrejta ekonomike për qytetarët e vendit.

“Mund ta përshkruaj me një fjalë, apo siç e quanin edhe parlamentarët sot: ky është një cirk, një ngërç politik. Për fat të keq nuk kemi marrëveshje ndërkombëtare të nënshkruara, nuk kemi shpenzime kapitale të shpenzuara, tenderët janë të bllokuar – dhe kjo ka pasoja ekonomike edhe për popullatën”, deklaroi Rohde në televizionin Dukagjini.

Ai tha se ka zhvilluar takime me të gjithë liderët politikë për të ndihmuar në konstituim, por sipas tij kishte një mungesë të vullnetit për kompromis mes palëve.

“Të gjithë e dinë çfarë duhet të bëjnë, problemi është te kompromisi. Pse të mos ndërrohet kandidati dhe të kemi votim të fshehtë? Nuk është mirë për Kosovën që kjo të vazhdojë kështu”, tha Rohde.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit