Këngëtarja e njohur, Besa Kokëdhima në një intervistë ka pohoi se është më e dashuruar se kurrë. Ajo u shpreh se partneri është ai që e qetëson kur është e ngarkuar dhe e stresuar.
“Kuptimi i jetës është dashuria për mua”, tha Besa.
“Themi se së shpejti do të kemi dasmë. Sa i takon fustaneve, do të kemi shumë dizajne. Unë jam gocë serioze, një herë në jetë dua të martohem. Nuk dua të më ngelë gjë peng”, shtoi këngëtarja.