-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Blushi kërkon informacion nga Rama: Pse pallatet pa leje në Tiranë nuk janë shembur?

Kryesoret

Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi u ka drejtuar një letër disa institucioneve lidhur me nisjen e aksionit për shembjen e ndërtimeve pa leje.

LETRA E BLUSHIT

Nr. Prot Tiranë, 15 korrik 2025

Lënda: Kërkesë për informacion mbi ndërtimet pa leje

Drejtuar: BashkiaTiranë,

Agjencia Shtetërore e Kadastrës

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

Të nderuar,

Në kuadër të së drejtës kushtetuese dhe ligjore për informim mbi veprimtarinë e institucioneve publike, si dhe në interes të transparencës dhe përgjegjshmërisë publike, nisur nga prishjet selektive të ndërtimeve pa leje në Theth dhe tolerimin e ndërtimeve të pallateve shumëkatëshe pa leje në Tiranë, kërkoj që brenda afatit ligjor të na vihet në dispozicion ky informacion:

  1. Lista e ndërtimeve pa leje në territorin e Bashkisë Tiranë

Të dhënat mbi të gjitha ndërtesat që janë konstatuar si ndërtim pa leje gjatë periudhës 2013–2025.

Për çdo rast, të jepet: vendndodhja, subjekti ndërtues (nëse është identifikuar), numri i kateve, masat e marra ose jo.

  1. Të dhëna mbi legalizimet e ndërtimeve pa leje në Bashkinë Tiranë të klasifikuara si “të mëdha” (mbi 4 kate)

Lista e subjekteve që kanë përfituar legalizim për objekte të paligjshme shumëkatëshe.

Data e kërkesës për legalizim, data e vendimit dhe institucioni që e ka miratuar.

  1. Lista e lejeve ndërtimore të dhëna në Bashkinë Tiranë pa verifikim të burimit financiar

Emrat e subjekteve ndërtuese që kanë përfituar leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë ose KKT gjatë periudhës 2013–2025.

Dokumentacioni i dorëzuar nga këto subjekte për të provuar burimin e financimit dhe origjinën e kapitalit.

  1. Masat e marra ndaj zyrtarëve që kanë heshtur apo favorizuar ndërtimet pa leje në Bashkinë e Tiranës

Lista e procedimeve disiplinore apo penale, nëse ka, ndaj zyrtarëve të urbanistikës, IKMT-së apo Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për mosveprim ose bashkëpunim në ndërtim të paligjshëm.

Emrat e inspektorëve apo drejtuesve të institucioneve që janë hetuar apo pezulluar nga detyra për shkelje të ligjit.
5. Raport mbi prishjet selektive të objekteve pa leje në Bashkinë e Tiranës

Lista e ndërtimeve të prishura me vendim të IKMT-së apo Bashkisë Tiranë gjatë 12 viteve të fundit.

Kriteret që janë ndjekur për të zgjedhur objektet për shembje.

Arsyet përse nuk janë shembur objektet shumëkatëshe të ndërtuara pa leje në zona të njohura si Sheshi “Skënderbej”, Farka, Astiri, Komuna e Parisit, etj.

  1. Përse pallatet pa leje në Bashkinë e Tiranës nuk janë shembur, ndërsa ndërtimet pa leje në Theth po?

Kjo kërkesë mbështetet në nenet 3, 4, 8 dhe 13 të Ligjit Nr. 119/2014 dhe pret përgjigje brenda 10 ditëve pune nga momenti i regjistrimit të saj.

Në rast mosdhënieje të informacionit, do të ndjekim të gjitha procedurat ligjore për ankimim pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe më tej, në Gjykatë Administrative.

Tedi Blushi

Sekretar i Përgjithshëm

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit