-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fermerët e Beratit kundërshtojnë kuponin tatimor për produktet bio, kërkojnë më shumë mbështetje

Kryesoret

Pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama që të gjitha produktet bujqësore dhe blegtorale të shiten me kupon tatimor, fermerët dhe tregtarët ambulantë në Berat kanë shprehur pakënaqësi të fortë.

Ata theksojnë se shumica e tyre sjellin prodhime shtëpiake në sasi të vogla dhe nuk kanë njohuri apo mundësi për të përdorur fiskalizimin.

Fermerët kërkojnë që shteti të sigurojë më parë kushtet e nevojshme, si ambientet e tregtimit dhe trajnimin për sistemin e kuponit, përpara se të kërkojë zbatimin e tij.

Ata shprehen se shumica janë nga zona rurale dhe nuk janë të aftë të ndjekin procedurat e reja.

Që prej hyrjes në fuqi të vendimit, shumë tregtarë janë larguar nga rrugët e qytetit, ndërsa tregu fshatar mbetet i vetmi vend ku vazhdohet shitja e produkteve.

Fermerët kërkojnë rishikim të këtij vendimi për të mbrojtur të ardhurat e tyre dhe për të mos humbur burimin e jetesës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit