Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen “Mehaj” të qytetit të Koplikut, ku një burrë 55-vjeçar humbi jetën gjatë kryerjes së një pune për hapjen e një pusi uji.
Rreth orës 10:30, ai po punonte me një sondë shpimi kur u aksidentua rëndë, duke pësuar dëmtime fatale që i shkaktuan vdekjen menjëherë.
Në vendin e ngjarjes mbërritën menjëherë policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.