Policia e shtetit deklaroi sot se Renis Dobra 23-vjeç u rrëmbye, u mbyt dhe u hodh në humnerë. Sipas policisë autorët janë Petrit Çakërri allias Hoxhaj, dhe tre vëllezërit Fatjon, Kristi e Aleksandër Bushgjokaj.
“U bë e mundur zbardhja e vrasjes. Në kuadër të operacionit të kduar “Bashkëfajësia”, vunë në pranga shtetasit P.Ç, u arrestua në Golaj Kukës, i dyshuar për vrasje në bashkëpunim, shtetasi FB, 34 vjeç banues në Kamëz.
U identifikuan dhe u shpallën në kërkim dy shtetas. Vijojnë kontrollet, nga hetimet e thelluara, në 8 i 7 2025, shtetasi D. është marrë peng dhe u vra duke u mbytur në litar. Më pas, autorët e kanë hedhur autmjetin me trupin e pajetë në liqenin e Shkopetit.
4 shtetasit nuk kanë qenë të veshur me uniforma polivie. 23- vjeçari ka qenë i dënuar në Gjermani dhe dyshohet se me 4 shetasit ka pasur mosmarrëveshje për tregrinë e lëndëve narkotike. Në lidhje me ngjarjen, në ambientet e policisë në Tiranë, janë shoqëruar edhe 4 persona të tjerë”, tha policia.
FOTO/ Kush janë tre vëllezërit Bushgjokaj që dyshohen për vrasjen e Renis Dobrës