-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Pagesat nga noterët dhe avokatët janë të paligjshme

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje për të gjithë qytetarët që përdorin platformën e-Albania, duke i ftuar të marrin ndihmë falas në zyrat e bashkive dhe njësitë administrative në çdo qytet të vendit.

Ai thekson se çdo person apo zyrë private, si noterë apo avokatë, që kërkon pagesë për shërbime që ofrohen nga e-Albania, po vepron në kundërshtim me ligjin dhe duhet të denoncohet.

Sipas Ramës, për këto raste mund të shqiptohen masa të rënda, deri në heqjen e licencës.

“Qytetarët duhet të dinë që për çdo ndihmë në përdorimin e e-Albania, mund të drejtohen falas në zyrat e bashkive apo njësive administrative. Nuk ka asnjë arsye të paguajnë privatë për shërbime që janë publike dhe falas,” shkruan kryeministri në rrjetet sociale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit