Kryeministri Edi Rama njoftoi përmes një postimi në Facebook se brenda 5 ditëve të para janë regjistruar 787 aplikime nga fermerë dhe banorë të zonave malore që kërkojnë përfitime nga “Paketa e Maleve”.
Ai e përshkroi këtë si një zhvillim frymëzues dhe një shenjë pozitive të interesit që po shfaqet për mbështetjen e zonave të larta malore.
“Një hartë frymëzuese e aplikimeve për Paketën e Maleve,” shkroi Rama, duke vlerësuar rezultatet si shumë premtuese.