Kandidati i Nisma Shqipëria Bëhet, Zeqir Kordhoni i ka dërguar KQZ, ku ka kërkuar që nëse del fitues nuk do të heqë dorë nga mandati i tij.
Endri Shabani ka reaguar pasi Adriatik Lapaj tha se ai dhe daja e tij Zeqir Kordhoni nuk do të marrin asnjë mandat. Lapaj tha edhe se Endri Shabanit i ka shtrirë edhe dorën.
Pas këtij reagimi, Shabani e ka thumbur Lapaj me disa vargje të Kico Spirit.
“Mora pushkën dola malit,
Të luftoja për atdhe,
Ku ta dija unë i varfri,
Se armiku ishim ne.
Mora pushkën dola malit
Të luftoja në furtunë;
Ku ta dija unë i ngrati
Se armiku isha unë”, thotë Shabani.
Lapaj: Shabani dhe daja e tij s’do marrin asnjë mandat, populli do gjykojë